24 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 978 raste të reja me COVID-19 nga 7 mijë e 452 testime të realizuara në 24 orët e fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Jetën si pasojë e infektimit nga COVID-19 e kanë humbur 24 pacientë, kurse janë shëruar 524 persona.
Raste aktive në vend janë 14 mijë e 127.
Që nga fillimi i epidemisë janë infektuar gjithsej 174 mijë e 667 persona. Prej tyre janë shëruar 154 mijë e 698 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 5 mijë e 842 të tjerë. Janë realizuar 1.145.081 testime./TV21

Back to top button