Tash e disa ditë njerëz të vullnetit të mirë filluan të mblidhnin para për shërimin e 24-vjeçares, Valentina Ibrahimi nga Ferizaj e cila ishte diagnostikuar me leukemi akute, por ajo nuk mundi t’i përballojë sëmundjes dhe vdiq sot në Turqi.

Për të grumbulluar para për shërimin e saj ishte angazhuar edhe këngëtari nga Ferizaj Labinot Tahiri, i cili për dy ditë me radhë ishte në krye të aksionit për t’i dalë në ndihmë Valentinës.

Pas lajmit për vdekjen e saj, Labi me pikllim shprheu ngushëllimet për familjen dhe shoqërin e Valentinës. Teksa nuk mundi t’i ndalë  lotët, Labi falënderoi të gjithë ata që dhuruan para në lidhje me këtë rast./21Media