Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1700 teste të realizuara 241 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.

Shkup-73, Kumanovë-10, Dibër-1, Shtip-60, Prilep-5, Tetovë-32, Strugë-3, Veles-1, Manastir-3, Ohër-2, Gostivar-14, Gjevgjeli-6, Strumicë-4, Kriva Pallankë-3, Radovish-3, Krushevë-1, Koçan-8, Probishtip-1, Demir Hisar- 2, Vinicë-1, Kratovë-1, Sveti Nikollë-5 dhe Kërçovë-2. Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve ka regjistruar 51 persona të shëruar nga korona virusi.

Ndërsa 8 persona kanë humbur betejën me virusin korona. /TV21