Reduktimet do të jenë 4 me 2

Reduktimet do të jenë 4 me 2

KESCO ka njoftuar se detyrohet të fillojë me reduktime si pasojë e rënies së papritur të Bllokut B2.

Që nga mbrëmë, për shkak të nevojës së balancimit si dhe ruajtjes së sigurisë së sistemit si pasojë e mungesës së energjisë elektrike nga rënia e papritur e Bllokut B2 të Termocentralit Kosova B,

KOSTT ka kërkuar nga KESCO që të aplikojë reduktime në furnizimin me energji elektrike.

Kjo gjendje po vazhdon edhe sot. “Të gjitha palët relevante në sektorin e energjisë janë të angazhuar maksimalisht për ta tejkaluar këtë gjendje dhe kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët. Kjo njësi, sipas paralajmërimeve pritet të kthehet në sistem sot pasdite”, thuhet në njoftim.

Zëdhënsi I KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë për RTV21 se 25% e qytetarëve janë pa energji elektrike. Sa i përket orarit të reduktimeve Buzhala tha se do të jenë rreth 4 me 2, por që mund të ketë ndryshime të orarit, shkruan rtv21.tv

Prishjet në bllokun B2 të Termocentralit Kosova B, priten të riparohen pasdite./21Media