25 mijë familje kanë marrë asistencën sociale të dyfishuar për muajin shtator

25 mijë familje kanë marrë asistencën sociale të dyfishuar për muajin shtator, kështu bëri të ditur Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
“Kjo ishte njëra nga masat e pakos për përballje me inflacionin, që sadopak lehtëson barrën e atyre familjeve që më së shumti kanë nevojë për mbështetjen e shtetit”, shkroi Muarti në Facebook.
Ai tutje shtoi, se për të bërë zgjidhje afatgjatë për të rregulluar skemat sociale e pensionale, një reformë gjithpërfshirëse është e domosdoshme, por për këtë duhet miratimi në Kuvend i marrëveshjes së nënshkruar me Bankën Botërore, që parasheh reformimin e skemave sociale, dhe krijon regjistrin social e integron sistemet, gjë që hap rrugë edhe për reformën e sistemit pensional.
“Prandaj për herë të tretë kemi dërguar këtë marrëveshje në Kuvend, duke llogaritur se kësaj radhe do të gjej mbështetjen e nevojshme të 2/3 të deputetëve për tu ratifikuar. Janë rreth 100 mijë persona përfitues nga skema sociale dhe mbi 200 mijë përfitues të pensioneve të moshës e kontributive të cilët po presin që kjo marrëveshje të kalojë”, shkroi Murati./21Media

Back to top button