Revista Forbes ka publikuar listën e përvitshme të muzikantëve më të paguar në botë për vitin 2020. Dhe Kanye West kryeson top-listën për muzikantët më të paguar të vitit 2020, si dhe zë vendin e dytë për të famshmit më të paguar në përgjithësi.

Derisa kunata e tij, Kylie Jenner kryeson listën kryesore të të famshëmve më të paguar të vitit me 590 milionë dollarë të hyra, West u rendit i dyti me 170 milionë dollarë, që ishte më shumë se dyfishi i pasurisë së Elton John, që u rendit i dyti në listën e muzikantëve më të paguar të vitit, me 81 milionë dollarë.

Pas tyre renditet Ariana Grande në vendin e tretë, me 72 milionë dollarë, të cilat arriti t’i fitojë pas turneut të saj “Sweetener”, si dhe dy albumeve “Sweetener” dhe “Thank U, Next”. Kurse në vendin e katërt, Forbes i renditi Jonas Brothers, me 68.5 milionë dollarë.

Chainsmokers renditet në vendin e pestë me 68 milionë dollarë. Pastaj Ed Sheeran me 64 milionë dollarë, Taylor Swift me 63.5 milionë dollarë, Post Malone 60 milionë dollarë, Rolling Stones 59 milionë dollarë and Marshmello 56 milionë dollarë./21Media