25 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipërisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 25 raste të reja me COVID-19, nga 4 mijë e 63 testime të kryera.
Aktualisht janë 272 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv, ndërkohë që janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 mijë e 125 që nga fillimi i pandemisë./21Media

Back to top button