Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 1837 testime të realizuara, 613 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Shkup-204, Kumanovë-35, Dibër-15, Stip-20, Prilep-27, Tetovë-29, Strugë-19, Veles-24, Manastir-23, Ohër-27, Kavadarc-38, Gostivar-24, Gjevgjeli- 19, Strumicë-9, Kriva Pallankë-8, Radovish-8, Koçan-11, Probishtip-3, Makedonski Brod-2, Pehçevë-1, Berovë-12, Vallandovë-2, Vinic-1, Dellçevë-4, Sveti Nikollë -15, Kërçovë-11, Resnjë-7 dhe Negotinë-15.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 688 pacientë të shëruar nga koronavirusi, ndërkaq 25 pacientë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin korona./21Media