Një burrë, 25-vjeç është arrestuar në vendin e ngjarjes, nën dyshimin se është autori i vrasjeve, njoftoi policia britanike.

Policia britanike po e trajton këtë si incident terrorist dhe njësitet anti-terror janë duke udhëhequr hetimet.

Burimet nga sektori i sigurisë, kanë thënë për BBC se personi i arrestuar besohet se është nga Libia.

Një dëshmitar okular ka thënë se e ka parë një person të ketë hyrë në mesin e disa grupe njerëzish në park dhe ka tentuar që t’i ther ata.

Kryeministri britanik Boris Johnson e quajti sulmin “tmerrues”. Zyrtarët policorë thanë se aktualisht nuk kanë ndonjë të dyshuar tjetër për këtë incident që ndodhi rreth në mbrëmjen e 20 qershorit, por thanë se ende nuk e dinë motivin e sulmit.

Policia ka kërkuar nga publiku që ta shmangë zonën ku ndodhi sulmi i përgjakshëm dhe ka bërë thirrje që dëshmitarët t’i dorëzojnë tek autoritetet dëshmitë dhe informatat e mundshme. /21Media