25-vjeçarja pretendon se mbeti shtatzënë pasi fryu era
19 Shkurt 2021
Një grua po pretendon se mbeti shtatzënë përmes një ere dhe lindi një orë më vonë.
Policia indoneziane tani po heton historinë e çuditshme.
Siti Zainah, 25-vjeçare lindi një vajzë javën e kaluar në Cianjur, transmeton rtv21.tv.
Ajo u tha mediave lokale se ishte në dhomën e saj të ndenjes kur mbeti shtatzënë nga era dhe brenda një ore kishte lindur.
“Isha shtrirë në shtëpi dhe e ndjeva erën të më kalonte nepër trup”, tha ajo, ndërsa të afërmit u çuditën kur panë një fëmijë në krahët e saj.
Lajmet për shtatzëninë e çuditshme u përhapën shpejt nëpër qytet dhe autoritetet lokale madje vendosën t’i bënin asaj një vizitë.
Drejtori i klinikës së komunitetit të Cidaun, Eman Sulaeman, tha se nëna dhe foshnja janë në një gjendje të shëndetshme dhe procesi i lindjes ishte normal. Gjinia e foshnjës është femër dhe ajo peshon 2.9 kilogramë.
Sipas Eman, ata besojnë se Siti përjetoi një shtatzëni të fshehtë një term i përdorur për të përshkruar një shtatzëni që nuk njihet nga nëna derisa ajo të ketë lindur ose të lindë.
Në korrik të vitit të kaluar, një grua 28-vjeçare nga qyteti indonezian i Tasikmalaya pretendoi se ajo mbeti shtatzënë një orë para se të lindte.
Në vitin 2017, adoleshentja Utje Ramadani nga Provinca Sulaëesi e Jugut lindi pavarësisht se tha se ishte e virgjër./21Media