Mbi 400 persona janë shëruar

Mbi 400 persona janë shëruar

3 mijë e 630 njerëz janë infektuar me koronavirus në Serbi dhe 80 kanë vdekur, sipas Shtabit të Krizave për luftimin e epidemisë.

Serbia është në izolim të plotë për 60 orë nga ora 17:00 e së premtes.

Nga raporti i fundit sot në ora 15.00, u testua një mostër prej 1.913 personash, nga të cilët 250 dolën pozitiv.

Në Serbi, më shumë se 400 pacientë janë shëruar deri më tani.