Në komunën e Vushtrrisë dy ditët e fundit janë shëruar edhe 26 persona. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli, i cili në një shkrim në Facebook u shpreh optimist se rezultati po përmbyset për të mirë.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, dje dhe sot nga komuna jonë janë shëruar 26 raste nga Covid 19, kurse në keto dy ditë kanë rezultuar pozitiv 12 raste! Më në fund duket se po përmbyset rezultati për të mirë. Vazhdoni të na ndihmoni duke respektuar rekomandimet!”, ka shkruar Meholli në Facebook.

Sonte u konfirmuan edhe 96 raste me koronavirus në Kosovë dhe 29 të shëruar./21Media