Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informojnë se në 24 orët e fundit nga 741 testime të realizuara, 213 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Shkup-103, Kumanovë-16, Stip-9, Prilep-9, Tetovë-16, Strugë-4, Veles-5, Manastir-2, Ohër-1, Kavadarc-19, Gostivar-9, Strumicë-3, Radovish- 2, Koçan-1, Probishtip-3, Dellçevë-3, Kratovë-1, Sveti Nikollë-2 dhe Negotinë-5.

Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 632 pacientë të shëruar nga virusi korona, ndërkaq 26 pacientë e kanë humbur betejën me koronavirusin./21Media