26 të vdekur dhe 758 raste të reja me koronavirus në Maqedoni
22 Dhjetor 2020
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, njoftoi se në 24 orët e fundit janë realizuar 2562 teste, ndërsa janë regjistruar 758 raste të reja të infektuar me Covid-19.
26 persona kanë humbur jetën si pasoj e virusit, ndërsa sipas Institutit për shëndet publik 944 pacientë janë shëruar.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë është 79190, numri i të shëruarve 56099, i të vdekurve 2340, ndërsa raste aktive janë 20751./21Media