26 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

 

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 171 raste të reja nga 2.357 testime të realizuara.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë shëruar 409 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 26 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 743.378 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 154.222 persona.

Nga personat e infektuar, 138.779 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.135 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 10.308./TV21

Back to top button