Një burrë 26-vjeçar në Wuhan ka fituar mbi 100 kilogramë në përiudhën prej pesë muajsh ndërsa qëndroi në shtëpi për të shmangur COVID-19, sipas mjekëve.

Z.Zhou duhej të dërgohej në spital nga një ambulancë në fillim të këtij muaji pasi që gjendja e tij u përkeqësua për shkak të shtimit të papritur të peshës

Ai tani peshon 279 kg dhe raportohet të jetë njeriu më i rëndë në Wuhan.

Zhou, një punëtor në një interent-kafene, u mbyll në shtëpi kur qyteti hyri në bllokim në fund të janarit.

Pasi zyrtarët hoqën masat në fillim të prillit, ai vazhdoi të qëndronte në shtëpi. Familjarët e tij thanë që ai nuk po lëvizë për shkak të peshës së tij.

Pamjet e publikuara nga Spitali Zhongnan i Universitetit Wuhan tregojnë punëtorët mjekësorë që kontrollojnë Zhou pasi ai u pranua në spital më 1 qershor.

Sipas spitalit, Zhou ka qenë duke luftuar me peshën e tij tërë jetën edhe pse ka provuar mënyra të ndryshme për të humbur peshë.

Zhou u la duke luftuar për jetën pasi u diagnostikua me probleme në zemër dhe frymëmarrje, transmeton rtv21.tv.

Pasi u dha një terapi për nëntë ditë, gjendja e banorit Wuhan më në fund u bë e qëndrueshme. Ai u transferua dje në një repart të rregullt.

Zhou duhet t’i nënshtrohet një operacioni për humbjen e peshës duke hequr një pjesë të stomakut por ai duhet të humbasë 24 kg në tre muajt e ardhshëm për të zvogëluar rrezikun e operacionit.

Historia e tij u zbulua nga spitali në një postim në mediat sociale sot. Sidoqoftë, spitali nuk shpjegoi arsyen e saktë të shtimit të papritur të peshës së Z.Zhou./21Media