27 mijë e 404 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se në Kosovë janë 27 mijë e 404 raste aktive me Covid-19.
Dje në vend si pasojë e infektimit me COVID-19 kanë vdekur 22 persona teksa janë regjistruar 1 mijë e 894 raste të reja.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 841 mijë e 591 doza të vaksinës.

Deri më sot 284.269 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
Back to top button