27 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë

Në spitalet e përgjithshme dhe Klinikat COVID-19 në Qendrat Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar 247 pacientë të infektuar me Covid-19. Bëhet e ditur se 27 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore në kujdes intensiv, kurse 172 pacientë janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 53 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive)25 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 12 pacientë
Spitali i Prizrenit, 14 pacientë
Spitali i Gjakovës, 20 pacientë
Spitali i Pejës, 45 pacientë
Spitali i Gjilanit, 14 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë
Spitali i Ferizajt, 19 pacientë
Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) thonë se ka rënie të vazhdueshme të pacienteve të spitalizuar me COVID-19. Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 185 raste aktive me COVID-19./21Media 

Back to top button