Në komunën e Vushtrrisë sot janë shëruar 27 persona nga koronavirusi. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook.

Tahiri ka bërë të ditur se në Vushtrri sot janë regjistruar 4 raste të reja me koronavirus, shkruan rtv21.tv

Në këtë postim Tahiri ka bërë thirrje që të barten maska, të mbahet distancë sociale dhe higjena personale.

”Sot 27 qytetarë të Vushtrrisë janë shëruar dhe kemi 4 raste të reja me Covid 19. Urojmë që të gjithë qytetarët e Vushtrrisë të prekur nga Covid 19 të shërohen sa më parë. Në rrethana kur jemi hapur plotësisht dhe kemi kontakte të shumta, e kur virusi është prezent në mesin tonë, e vetmja siguri që nuk e marrim a nuk e japim virusin është nëse mbajmë maskë, distancë sociale dhe higjenën personale. Ju lutemi, bashkë dhe me kujdes ruajmë shëndetin tonë, të familjes dhe të qytetit tonë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Në Kosovë sot janë rregjistruar 96 raste të reja me koronavirus. /21Media