Vijon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Vlorë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid, 27 raste të reja.

Mësohet se rastet e reja me Covid, janë 2 punonjëse në kopshtin numër 2, si dhe dy punonjës pranë Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

Të infektuar me Covid janë gjithashtu, infermierë,  punonjës pranë ujësjellësit, qendrës ekonomike dhe pranë Bashkisë Vlorë. Rastet e tjera, të konfirmuara me Covid janë kryesisht familjarë të rasteve të mëparshm./oranews