Sot edhe një person i prekur nga Covid-19 ka vdekur në vendin tonë. Një 27 vjeçar nga komuna e Kamenicës ka humbur betejën me Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati përmes një postimi në facebook.

“Një djalë të ri kamenicas sot na e morri virusi i zi. Vështirë të gjenden fjalë për familjen, të cilëve iu shprehë dhimbjen më të sinqertë për këtë humbje! Ju qoftë i paharruar kujtimi për Bersantin, djalë shembullor, profesionist i mprehtë, e shok i dashur.”, shkroi Kastrati në facebook.

Ai më tutje bëri thirrje të mbahet distanca, të mbahet higjiena, të kufizohet lëvizja dhe të mos ketë përshëdetje dorë më dorë./21Media