Pozita e femrave me mbulesë në punë, ka përbërë çdo herë një stereotip dhe në shumë vende të botës vazhdon të jetë i tillë masivisht.

Uroosa Arshid, 27 vjeçarja nga Aspley, Nottingham është bërë zjarrfikësja e parë me mbulesë.

Arshid tha se Nottinghamshire Fire dhe Rescue Service i kanë dhënë përkrahje të vazhdueshme duke i siguruar një mbulesë të veçantë të cilën mund ta përdorë për brenda veshjeve dhe pajisjeve të punës.

Një përfaqësues i kësaj kompanie tha, “Jemi të privilegjuar dhe të nderuar që mund të themi se kemi zjarrfikësen e parë me mbulesë në Mbretërinë e Bashkuar”.

“Zjarrfikësit nuk janë të panjohur për të thyer barriera dhe Urossa nuk është e dalluar nga të tjerët, ajo mund të jetë frymëzim për shumë femra që t’i bashkohen shërbimit të zjarrfikësve”, tha Matt Wrack.

Gjithashtu edhe vetë Arshid shpreson që të jetë motiv për femrat e tjera me mbulesë që t’u ecin hapave të saj./21Media