Në gusht të vitit 1990 ushtria irakiane pushtoi shtetin e vogël, Kuvajtin

Në gusht të vitit 1990 ushtria irakiane pushtoi shtetin e vogël, Kuvajtin

Pushtimi i Kuvajtit ish urdhëruar nga diktatori Sadam Hysein, por ky veprim shkaktoi një reagim të ashpër nga vendet perëndimore. Komuniteti ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iu kundërpërgjigj me fillimin e një operacioni ushtarak, ku pas pak muajsh Kuvajti rifitoi pavarësinë, por nga ajo kohë filloi efekti transformues në Lindjen e Mesme.

Kuvajti e kishte shtuar nxjerrjen e naftës dhe kjo shihej në disfavor të vendeve të tjera naftëmbajtëse, duke e mbushur tregun me barela me tepricë dhe duke ndikuar në uljen e çmimit. Fqinjët i kërkuan Kuvajtit të ndalonte mbiprodhimin menjëherë, pavarësisht kostove, por Kuvajti vazhdoi të prodhojë naftë dhe presidenti i Irakut mendoi t’i japë fqinjit të vogël në jug një mësim, ai urdhëroi ushtrinë irakiane të sulmojë dhe Kuvajti u pushtua shpejt.

Presidenti i SHBA-ve George Bush, pas pak ditësh kishte dërguar trupa për të mbrojtur Arabinë Saudite duke e pagëzuar misionin “Operacioni Desert Shield” dhe atij iu deshën vetëm pak muaj të formojë një koalicion ndërkombëtar të aftë të ndërmarrë goditje ushtarake nëse do të ishte e nevojshme.

Kombet e Bashkuara në mënyrë të përsëritur i kërkuan Irakut të tërhiqte trupat nga Kuvajti, por ai i injoroi këto thirrje, gjë që vuri në veprim Operacionin Desert Storm. Më 17 janar 1991, koalicioni ndërkombëtar nisi sulmet ajrore mbi Bagdad. Pas pesë javësh dhe pas më shumë se 100 sulmeve ajrore, trupat tokësore të koalicionit marshuan në Irak dhe Kuvajt më 24 shkurt. Ato hasën në shumë pak rezistencë dhe pas pesë ditësh forcat e Sadamit u mposhtën plotësisht.