Gecaj: Shpresoj se deputetët të jenë në vijë të detyrës!

Bajram Gecaj ka folur për takimin e deputetëve të LDK-së  me Delawien dhe Apostoloven

Bajram Gecaj nga LDK në “Click” të RTV21 ka folur rreth takimit të deputetëve të LDK më ambasadorin Delawie dhe me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ku tha se në këtë takim është treguar një unitet nga deputetët e LDK-së për çështjen e demarkacionit.

Gecaj po ashtu tha se ai beson që deputetët e LDK-së do te jenë në vijë të detyrës së tyre nesër pasi që është koha e fundit që demarkacioni duhet të kaloj në Kuvendin e Kosovës pasi që kjo është porosi e miqëve të Kosovës.

Gecaj tha se pas mocionit Qeveria është e gatshme që menjeherë ta procedoi demarkacionin në Kuvend.

Ndryshe nesër do të mbahet seanca për mocionin e mos besimit të Qeverisë dhe po ashtu pas asaj do të mbahet seanca për demarkacionin./21Media

Back to top button