Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë me dije shifrat e 24 orëve të fundit në lidhje me Covid-19.

Sipas njoftimit, në orët e fundit kanë humbur jetën 6 pacientë, teksa vazhdojnë të mbeten të larta rastet e reja pozitive, me plot 275 të infektuar.

Në 24 orë janë shënuar edhe 114 të shëruar, duke e çuar në 11,007 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë./oranews