Pacolli reagon pas rrëzimit të Qeverisë

Pas rrëzimit të Qeverisë  ka reaguar presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli

Përmes një reagimi në Facebook, i pari i AKR-së  ka thënë se kjo qeveri ka shkuar ashtu edhe siç kishte ardhur, me intriga.

Pacolli po ashtu ka theksuar se  shpresat e vetme për qytetarët tashmë ka mbetur në AKR-ja, derisa ka numëruar edhe të këqijat e qeverisë tashmë në dorëheqje.

“Nuk i mbajtët premtimet; E varfarëruat vendin; E pasuruat veten; E shkatërruat perspektivën e rinisë; Ju përcolli dhuna dhe gazi lotsjellës; U bëtë gazi i botes; E kriminalizuat shoqërinë me shantazhe e intriga; Varfëria, dhe cdo e keqe tjetër e ka kapluar këtë shoqeri; 200 mijë qytetarë u larguan nga Kosova nga e keqja që ia sollët ju qeveritarë dhe deputetë, popullit të Kosovës. Sot ky vend e ka mundësinë që ti jap drejtim ndryshe jetës dhe zhvillimit. Qytetarë të dashur, vetëm #AKR rikthen shpresën #AKR 20 përqind”, ka theksuar Pacolli.

Back to top button