Projekt për reciklimin e mbeturinave në kryeqytet

Mësoni pse pikërisht ‘Dardania’ është lagjja e parë që e fillon këtë projekt

Sot në programin e mëngjesin “Për Ditë të Mbarë” u fol për projektin ‘Dardania Reciklon’. Ky projekt ka për qëllim reciklimin e mbeturinave në lagjen “Dardania” në kryeqytet.

Habib Qorraj nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në kuvendin komunal të Prishtinës, tha se duke e parë problemin me mbeturinat në tërë vendin, i cili siç u shpreh ai është një problem i veçantë dhe se duhet patjetër që të hynë në trajtimin dhe menaxhimin e mbeturinave, shkruan rtv21.tv

Qorraj tha se ky projekt ka filluar në lagjen “Dardania” pasi që tha se ka shumë faktorë që e karakterizojnë, ndër ta përmendi se është lagje e urbanizuar, janë 2 shkolla me shumë nxënës, është lagjja më e madhe në kryeqytet e disa arsye të tjera./21Media

 

 

Back to top button