Në Gjermani janë regjistruar 289 raste të reja me koronavirus dhe 10 viktima. Numri i rasteve që raportohen të hënën, është zakonisht disi më i ulët për shkak të vonesave në raportim gjatë fundjavës.

Nga të gjitha rastet me koronavirus në Gjermani, 52% janë femra dhe 48% janë meshkuj. Vetëm 2% janë fëmijë nën moshën 10-vjeçe.

Nëse ndahen me raste për 100 mijë njerëz në secilën grupmoshë (shih më poshtë), njerëzit mbi 80 vjeç janë ata më të rrezikuarit nga infeksioni, tregojnë të dhënat nga Instituti Robert Koch i Gjermanisë./21Media