Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 29 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 13 raste (sipas vendbanimit: 13 raste Prishtinë), komuna e Obiliqit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Milloshevë), komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Druvar dhe 1 rast Vushtrri) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Zhiti-Viti, Lutogllavë-Prizren, Shushicë-Istog, Janjevë-Lipjan, Fushë Kosovë dhe Rahovec.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Po ashtu IKSHPK-ja ka njoftuar se është shëruar edhe një pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 913 raste./21Media