Ministria e Shëndetësisë, bëri të ditur se në 24 orët e fundit nga 3012 testime të realizuara, 1069 persona janë diagnostifikuar me virusin korona.

Shkup-489, Kumanovë-60, Dibër-3, Shtip-42, Prilep-81, Tetovë-36, Strugë-36, Veles-36, Manastir-37, Ohër-41, Kavadarc-37, Gostivar-42, Gjevgjeli- 9, Strumicë-30, Kriva Pallankë-13, Radovish-4, Krushevë-2, Koçan-10, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-5, Berovë-3, Vallandovë-3, Vinic-2, Dellçevë -7, Kratovë-1, Sveti Nikollë-6, Kërçovë-10, Resnjë-3 dhe Negotinë-18.

Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1242 pacientë të shëruar nga korona virusi, ndërkaq 29 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./TV21