Modelja amerikane Joselyn Cano, ka vdekur në moshën 29 vjeçe pas një operacioni në të pasme.

Joselyn udhëtoi drejt Columbisë për të kryer këtë operacion, por nuk arriti më dot të rikthehej në Kalifornia, vendin ku ajo jetonte.

Varrimi i modeles u transmetua në internet këtë javë dhe shumë adhurues dhe kolegë të saj i bënë nderime yllit të mediave sociale.

Joselyn ishte një modele e njohur, e cila numëronte rreth 13 milionë ndjekës në Instagram. Ajo studioi për mikrobiologji në Universitetin Shtetëror të San Diego-s.

Ndryshe, zmadhimi i vitheve në Brazili kanë çuar në një numër të madh vdekjesh vitet e fundit. Shumë vajza udhëtojnë drejt Brazilit për të kryer operacione të lira.

Sipas PlasticSurger.org, shkalla e vlerësuar e vdekjes për BBL është 1 në 3000./21Media