Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme rajonale po trajtohen 541 pacientë, prej të cilëve 291 janë raste të konfirmuara me COVID-19, ndërsa 250 ende janë të pritje të konfirmimit.

Sipas njoftimit të SHSKUK, në trajtim me respiratorë janë 16 persona, ndërsa me oksigjenoterapi 295 pacientë.

Sot u konfirmuan edhe 168 raste të reja dhe 157 të shëruar./21Media