Besnik Canolli, i njohur si 2Po2 është një ndër reperët më të mirë në mbarë trojet shqiptare. Me hitet e tij të shumta, ai çdo herë ka arritur të mbajë afër vetes fansa të shumtë.

Krahas karrierës, sikurse pjesa tjetër e estradës, edhe 2Po2 shfrytëzon rrjetet sociale për të qenë sa më afër fansave. Së fundmi, ai ka publikuar një imazh nga pushimet, në të cilin shihet me bashkëshorten e tij, shkruan rtv21.tv

Krahas imazhit që ka publikuar reperi në instagram për 125 mijë ndjekësit e tij, ai ka lënë edhe një mbishkrim. “Shac A Je Qu”, ka shkruar Besniku krahas postimit.

Kujtojmë që, projekti i fundit muzikor i 2Po2 është “Borebardha”, në bashkëpunim me Capital T, i publikuar më 16 mars të vitit 2019./21Media