“Kujt i thu” mban titullin kënga e fundit e publikuar nga reperi i njohur 2Ton. Kjo këngë është publikuar më 12 qershor, të cilën artisti e ka publikuar edhe me vidoeklip.

Por, 2Ton duket se nuk po di të ndalet pasi që sot ai përmes një postimi në Instastory bëri të ditur se ka filluar punën për projektin e ri muzikor.

Rep-artisti nuk ka treguar asnjë detaj tjetër rreth projektit të ri, kështu duke i lënë fansat e tij të presin se çka ka përgatitur ai këtë herë për ta. /21Media