Reperi i njohur, 2Ton ka publikuar sot (e premte) projektin e ri muzikor të titulluar “Veç me ty”.

Për instrumentalin e projektit është përkujdesur Nego, kurse për tekstin dhe vijën melodike ka punuar vetë artisti.

Kënga “Veç me ty” vjen pas këngës “Tradhtare” të cilën 2Ton e solli në bashkëpunim me Valo93. Deri tani kënga ka arritur mbi 3 milionë klikime në Youtube./21Media