Në 24 orët e kaluara Policia e Kosovës arrestoi 3 persona të dyshuar, në raste të ndara, për dhunë familjare.

Rasti i parë ka ndodhur në natën e 24 qershorit në Komunën e Drenasit ku një grua ka raportuar se pas një marrëveshje në familje është duke përjetuar dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj. Viktima si pasojë e rastit ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari bashkëshorti i viktimës, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti i dytë ka ndodhur dje në Gjilan ku gjithashtu është arrestuar një person i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila si pasojë e dhunës ka pranuar tretman mjekësor, shkruan rtv21.tv.

Ndërsa, një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmë edhe nga Gjakova.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar, si pasojë te viktima ishte shkaktuar frikë dhe stres. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia./21Media