Sot janë regjistruar 3 raste të reja me koronavirus në Korçë në rradhët e mantelbardhëve.

3 rastet, 1 mjek dhe 2 infermierë janë pjesë të pavionit të patologjisë në Spitalin e Korçës. Menjëherë pasi rezultuan pozitiv, ata u karantinuan.

Bëhet fjalë për pavionin ku doli rasti i të moshuarës nga Boboshtica e cila infektoi edhe familjarët e saj që dolën sot pozitivë.

Ndërkohë dyshohet që në patologji covidi të jetë sjellë nga mjeku i Tiranës që operoi të moshuarës nga Boboshtica.

Në përditësimin e situatës me COVID-19 ditën e sotme, rezultuan 77 raste të reja ku në total numërohen 2269 të infektuar.

2 pacientë të tjerë fatkeqësisht humbën betejën me koronavirusin duke e çuar numrin e viktimave në 51./oranews