Arrestohen 3 persona

Arrestohen 3 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 3 raste të dhunës në familje në vendin tonë.

Rasti i parë ka ndodhur në Gjilan rreth orës 11:00, ku i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe kishte demoluar orenditë shtëpiake. Policia arrestoi të dyshuarin dhe me  vendim të prokurorit ai fillimisht është dërguar në psikiatri dhe më pas është dërguar në mbajtje.

Kurse dy rastet tjera janë regjistruar në Pejë. Rreth orës 10:00 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, i cili si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa në orën 21:50, Policia ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak se i dyshuari  (djali) e kishte sulmuar fizikisht (babain) e tij i cili si pasoj ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari (babai) kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media