Më 20.05.2020, Policia e Kosovës arrestoi 3 persona të dyshuar, në raste të ndara, për dhunë familjare.

Arrestimi i parë është bërë rreth orës 12:00 në Prishtinë, pasi sipas Policisë, i dyshuari vazhdimisht shqetësonte bashkëshorten e tij femër kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse në orën 20:30, poashtu në Prishtinë, Policia arrestoi një të dyshuar për dhunë në familje, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

Ndërsa arrestimi i tretë është bërë në Obiliq rreth orës 22:30. I arrestuari dyshohet se ka goditur fizikisht bashkëshorten e tij femër kosovare . Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media