Tre persona të prekur me COVID-19 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Viktimat janë një 64-vjeçar nga Kërçova, një 61-vjeçar nga Shkupi dhe një paciente 70-vjeçare nga Makedonski Brodi. Ata kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, raporton TV21.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, nga gjithsej 1486 teste të bëra, 109 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona, prej të cilëve 40 nga Shkupi, 12 nga Prilepi, 10 nga Kumanova, 7 nga Ohri, 6 nga Manastiri, 6 nga Tetova, 4 nga Struga, 4 nga Kërçova, 3 nga Shtipi dhe 3 nga Kavadari. Nga dy raste të reja janë regjistruar në Gostivar, Strumicë, Kriva Pallankë dhe Vinicë, ndërsa nga një rast i ri është në Probishtip, Pehçevë, Dellçevë, Shën Nikollë dhe Negotinë.

Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 89 pacientë të shëruar nga virusi. Prej tyre 29 janë nga Shkupi, 13 nga Kumanova, 13 nga Gostivari, 6 nga Kërçova, 6 ga Dellçeva, 4 nga Shtipi, 4 nga Tetova, 4 nga Shën Nikolla. Nga dy raste të të shëruarve janë në Dibër, Manastir dhe Vinicë, ndërsa nga 1 i shëruar në Veles, Strumicë, Radovish dhe Pehçevë.

Me këto të dhëna të fundit, numri total i të vdekurve në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë rezulton 609 viktima. Numri aktual i rasteve aktive me virusin korona është 2208 të infektuar. Që nga fillimi i pandemisë nga virusi gjithsej janë prekur 14871 persona, prej të cilëve 12054 janë shëruar./21Media