Në Spitalin “8 shtatori” në Shkup tre presona kanë ndërruar jetë nga virusi korona informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Viktimat janë një 42-vjeçar nga Resnja i hospitalizuar më 13 qershor dhe dy pacientë nga Shkupi, njëri 71-vjeçar i shtruar në spital më 15 qershor dhe tjetri 83-vjeçar i hospitalizuar më 23 qershor.

Rastet e reja

Në 24 orët e fundit, nga gjithsej 1074 teste të bëra, 163 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Prej tyre 70 janë nga Shkupi, 25 nga Tetova, 14 nga Shtipi, 11 nga Gostivari, 9 nga Ohri, 6 nga Dibra, 4 nga Resnja, 4 nga Shën Nikolla, 4 nga Struga, 3 nga Koçani, 3 nga Kavadari, 2 nga Kumanova, 2 nga Prilepi, 2 nga Velesi, 2 nga Kriva Pallanka dhe nga një i infektuar në Manastir dhe Strumicë.

Të shëruar

Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 40 paceintë të shëruar, përcjell tv21.tv. 16 nga Shtipi, 9 nga Tetova, 6 nga Shkupi, 2 nga Velesi, 2 nga Gostivari dhe nga një pacient i shëruar në qytetet Kumanovë, Prilep, Manastir, Koçan dhe Resnjë.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 3284 të infektuar. Që nga fillimi i pandemisë nga virusi janë prekur 5758 persona, prej të cilëve 2206 janë shëruar ndërsa 268 kanë ndërruar jetë./21Media