Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 680 testime për koronavirus, ndërsa 80 raste kanë rezultuar pozitiv.

Kanë ndërruar jetë edhe tre pacientë: një nga Shkupi (48-vjeç), një nga Struga (78) dhe një nga Strumica (68).

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 97 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 21.193, prej të cilëve 16.397 janë shëruar, ndërsa 800 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive për momentin në Maqedoni është 3.996./21Media