Tre ushtarë indianë janë vrarë në një konfrontim me trupat kineze në territorin e kontestuar mes dy superfuqive aziatike në Himalaje.

Në një deklaratë të ushtrisë indiane thuhej se përballja e dhunshme ndodhi në luginën Galwan natën e të hënës “me viktima nga të dyja palët”.

Humbjet e jetëve nga pala indiane përfshinin një oficer dhe dy ushtarë. Aktualisht zyrtarë të të dyja palëve janë duke diskutuar për shuarjen e tensioneve”, thuhej në deklaratë.

Kina ka akuzuar forcat indiane kufitare për veprime provokative, teksa zëdhënësi i ministrisë së jashtme Zhao Lijian tha se trupat indiane kishin “shkelur një marreveshje duke kaluar ilegalisht kufirin çka kishte sjellë përplasje serioze fizike”.