Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1350 testime të realizuara, 191 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Rastet pozitive janë nga: Shkup-96, Kumanovë-4, Shtip-5, Prilep-13, Tetovë-15, Veles-1, Manastir-3, Kavadarc-1, Gostivar-4, Gjevgjeli-4, Strumicë-5, Kriva Pallankë-2, Radovish-2, Koçan-15, Pehçevë-1, Berovë-4, Vallandovë-2, Vinicë-5, Dellçevë-2, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-2, Resnjë-2 dhe Negotinë-1.

Në 24 orët e fundit Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 77 pacientë të shëruar nga korona virusi.

Të shëruarit janë nga: Shkup-19, Kumanovë-9, Shtip-3, Tetovë-3, Strugë-6, Ohër-5, Kvadarc-3, Gostivar-2, Gjevgjeli-2, Strumicë-2, Koçan-14, Probishtip-1, Makedonski Brod-1, Pehçevë-1, Berovë-2, Vallandovë-2, Dellçevë-1 dhe Sveti Nikollë-1.

Gjatë 24 orëve të fundit, tre pacientë e kanë humbur betejën me virusin korona./TV21