Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar 645 gjithsej mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 48 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 10 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti.

Gjatë këtyre orëve janë regjistruar 3 viktima nga COVID-19, duke e çuar numrin e vdekjeve në 625. Ndërsa numri total i rasteve pozitive është 15.520 raste nga 66.624 persona të dyshimtë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.420 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.475./21Media 

142 TË SHËRUAR DHE 48 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Monday, September 28, 2020