Numri i rasteve të reja të me Covid-19 në 24 orët e fundit është pak a shumë në të njëjtat nivele sa u raportuan ditën e dielë. Së fundmi janë bërë 459 testime për të dyshuar si të prekur me koronavirus, nga të cilët 71 kanë dalë pozitiv. Një ditë më parë ishin 74 raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Janë 1183 raste aktive me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ndërkonë në Spitalin Infektiv janë aktualisht të shtruar 78 pacientë, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë./vizionplus