3 viktima nga Covid-19 në Shqipëri

 

Në 24 orët e fundit janë kryer 2,596 testime në Shqipëri, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 45 qytetarë.

Po ashtu, janë shëruar 1,050 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 121,122 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 86 pacientë, 7 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë:

1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 60-87 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

11 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, 4 raste Korçë, Devoll, 3 raste në Librazhd, Pogradec, 2 raste në Vlorë, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kolonjë, Gramsh, Pustec./oranews

Back to top button