30 ditë paraburgim ndaj prindërve të 5-vjeçarit në Lipjan

Janë caktuar 30 ditë paraburgim ndaj prindërve të pesëvjeçarit në Janjevë të Lipjanit, të dyshuar për neglizhencë dhe keqtrajtim ndaj fëmijës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala.
“E konfirmoj se është mbajtur seanca dëgjimore dhe është aprovuar kërkesa e Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve nga Gjykata kompetente”, ka thënë Shala.