Viktima nuk arriti tu mbijetojë plagëve

Viktima nuk arriti tu mbijetojë plagëve

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar 30 ditë paraburgim të pandehurit M.H, i cili dje me automjetin e tij ‘’Opel Corsa’’, ka goditur për vdekje një motoçiklist.

“Gjatë ditës së djeshme i pandehuri M.H., me automjetin e tij ‘’Opel Corsa’’, në rrugën “Halim Orana” në Gjilan, ka bërë një kthim të pasigurtë në rrugën dytësore, ku në atë moment motoçiklisti D. H. godet veturën e tij, i cili merr lëndime të rënda dhe nuk arrin të mbijetojë edhe përkundër faktit që iu është dhënë ndihma mjekësore në Emergjencën e Spitalit në Gjilan. Me këto veprime i pandehuri M. H., dyshohet të ketë kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik nga neni 370 paragrafi 5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Me këto veprime i pandehuri M. H., dyshohet të ketë kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik nga neni 370 paragrafi 5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që po të lihet në liri mund të ndikoj tek dëshmitarët e rastit./21Media