30 inspektorë nga komuna e Mitrovicës sot kanë dalur në protestë për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me pagat.

Inspketori sanitar nga Mitrovica, Baki Hajrizi në një lidhje direkte në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” tregoi kërkesat konkrete të tyre.

Njëra prej kërkesave të tyre është përfshirja në pakon emergjente.

Hajrizi gjithashtu deklaroi se për këtë protestë e kanë përkrahjen edhe nga komunat tjera./21Media